0Të paktën 10 veta kanë vdekur, dhe një person tjetër konsiderohet i humbur pa lënë gjurmë si rezultat i shpërthimit të gazit në një minierë qymyrguri në Veri të Kinës. Për këtë njoftoi agjencia Sinjhua. Avaria ndodhi në një nga minierat në provincën Jusjanj të qarkut Shanjsi. 27 minatorë mundën të dilnin jashtë pas shpërthimit, 14 të tjerë u bllokuan nën tokë. Aktualisht janë shpëtuar 3 prej tyre. Industria e minierave në Kinë konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë.