0Në Vatikan do të startojnë Ditët e Kulturës Fetare ruse. Kjo ngjarje i kushtohet vizitës në Apenine të Kryetarit të departamentit për lidhjet e jashtme fetare të Patriarkanës së Moskës Mitropolitit të Vollokollomskut Illarion. Në programin e aktiviteteve është pjesëmarrja në Forumin Teologjik Ndërkombëtar. Ai u kushtohet rrënjëve të krishtërimit orthodhoks dhe katolik dhe detyrës së tyre të përbashkët në Europën bashkëkohore. Më 20 maj në sallën e përgjithshme publike (Auditorium) me emër Pavelli i VI-të do të zhvillohet një koncert. Në të do të marrin pjesë Orkestra Kombëtare Ruse, Kori Sinodal i Moskës dhe muzikantë nga Kisha Orthodhokse e Shën Petërburgut.