0Rusia e quan të peshuar mirë projekt rezolutën e bërë në SHBA-s në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në lidhje me Iranin. Një deklaratë të tillë bëri Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin. "Ky projekt është i peshuar mirë, prendaj ne si rezultat i diskutimeve të gjata dhe korrigjimit të propozimeve fillestare, të cilat u paraqitën, arritëm të bashkërenditim në tërësi tekstin, duke e konsideruar atë adekuat", njoftoi agjencia informative ITAR-TASS fjalët e diplomatit. Çurkin theksoi veçanërisht, se ky dokument nuk nuk parashikon ndërprerjen e ndihmës humanitare për vendin.