0Fituesit e konkursit të baletit "Benois de la Dance" u shpallën në Teatrin Bolshoi, njofton Agjencia "Ria Lajmet. Balerina më e mirë u bë francezja Helene  Boucher e dekoruar për interpretimin e rolit të Euridikut në operën "Orpheus" të kompozitorit Stavrinski. Si balerin më të mirë zgjodhën brazilianin Thiago Bordin për interpretimin e rolit të Arman Duvalit në operën "Zonja e Camellias " e kompozitorit të njohur Frederich Shopen. Të dy artistët përfaqësojnë baletin hamburgian. Çmimi "Benois de la Dance" u themelua në vitin 1991 në Moskë nga Shoqata Ndërkombëtare e veprimtarëve të koreografisë.