0SHBA nuk do të nxjerrin në mënyrë të njëanshme armën taktike bërthamore nga territori i Europës gjatë mungesës së marrëveshjes konkrete me Rusinë mbi shkurtimin e municioneve të tilla bërthamore. Për këtë njoftoi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. SHBA shprehen të gatshme ti drejtohen Rusisë me një iniciativë të tillë "sapo të ratifikohet" Traktati i ri mbi ASO, vuri në dukje Hillary Clinton. Sipas fjalëve të saj kjo çështje i përket edhe aleatëve të Uashingtonit për NATO-n. Pozita e SHBA-së konsiston në atë, se vendimi për nxjerrjen e armës taktike bërthamore amerikane nga Europa duhet të merret nga NATO në tërësi, theksoi Sekretarja amerikane e shtetit.