0Francezja Roselyne Bosch e njohur si autore e skenarit për filmin e regjizorit Ridley Scott  "1492: Pushtimi i parajsës" do të bëhet regjizore e filmit mbi jetën e Grigori Rasputinit me titull "Rasputini-mjeku popullor", njofton revista "Variety". Në këtë film do të bëhet fjalë për dy vitet e shkëputura nga jeta e Rasputinit, pikërisht atëherë në atë periudhë kohore kur ai jetoi në oborrin e Carit Nikollai II. Producenti i filmit Alain Goldman deklaroi, se atë e tërhoqi pikërisht "sfondi fantastik historik i jetës së Rasputinit-shteti i fuqishëm i asaj kohe, Rusia në prag të revolucionit ,afrimin e të cilit familja cariste nuk e vë aspak re". Filmi do të shfaqet në ekranet kinematografike në vitin 2011.