0Parlamenti Europian miratoi përcaktimin e huas prej 500 milionë eurosh nga Bashkimi Europian për Ukrainën, njoftoi Kryetari i Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Sipas fjalëve të tij, mjetet financiare do të shpenzohen për kapërcimin e krizës financiare. Vendimi për kreditimin antikrizë të Ukrainës u morr nga Bashkimi Europian që vitin e kaluar, por plotësimi i tij u zvarrit për shkak të destabilitetit politik në vend.