0Në senatin e Kongresit amerikan filluan dëgjimet për ratifikimin e Traktatit të nënshkruar nga SHBA dhe Rusia mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Në to merr pjesë edhe Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e cila deklaroi, se ky Traktat do ti përgjigjet interesave të sigurisë kombëtare të vendit. Hillary Clinton njoftoi gjithashtu, se SHBA, Rusia dhe Kina arritën të bien dakort përsa i përket rezolutës mbi sanksionet kundrejt Iranit.