0Parlamenti i Ukrainës miratoi vendimin e Presidentit Viktor Janukoviç mbi lejimin e nënreparteve të forcave të armatosura të shteteve të tjera në territorin e vendit për pjesëmarrje në stërvitjet shumëkombëshe ushtarake në vitin 2010. Për këtë vit janë planifikuar 21 stërvitje ndërkombëtare jo vetëm me nënrepartet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, por edhe me nënrepartet e vendeve fqinjë-Rusisë, Bjellorusisë dhe Moldavisë.