Aleksandër Varin. Në maj të vitit 2010 me vendimin unanim të jurisë së çmimit "Radiomania" Aleksandër Varin-it iu dha titulli i nderit "Radio-legjenda". Pas vdekjes. Aleksandri ndërroi jetë nga infarkti në dhjetor të vitit 2009 në moshën 44 vjeçare.

Ai ka qenë Kryetari i Radios Akademike Ruse, e cila bashkoi lojtarët më të mëdhenj të këtij tregu në Rusi. Ka qenë Aleksandri gjithashtu edhe Nënpresident i Shoqatës Kombëtare të Radioteletransmetuesve (SHKR). Presidenti i SHKR Eduard Sagallajev në këtë mënyrë shprehet për të: "Aleksandër Varin ishte njeri i madh në kuptimin e fjalëpërfjalshëm dhe figurativ të kësaj fjale. Ai ngjasonte disi me personazhin grotesk Gargantua të Rablesë. Ai ishte njeri jashtëzakonisht zemërmirë dhe i ngrohtë, me botë e fantazi të pasur". Sinqeriteti i habitshëm kombinohej për mrekulli në natyrën e tij këmbëngulëse, mendjemprehtësinë në punët e biznesit dhe ngulmuesinë, kthetrat e forta, veti këto që e ndihmuan atë të arrijë sukses të plotë në realizimin e ideve të veta në jetë. Aty nga viti 2009, së bashku me asetet e televizionit dhe Internet-asetet kapitalizimi i media grupit, President i të cilit ishte ai vetë, përbëri më tepër se 2 miliardë dollarë.

Aleksandër Varin lindi në vitin 1965 në Moskë në një familje fizikanësh. Arsimin e lartë e morri në Institutin e Aviacionit të Moskës, u specializua në degën e  matematikës aplikative, po atje mbrojti dhe disertacionin. Fillimi punës i ra periudhës tejet të vështirë të viteve 90-të në Rusi. "Unë u bëra me familje, - thoshte ai. - Më duhej të fitoja bukën e gojës. Unë e braktisa lëmin e shkencës dhe u bashkova me shokët e mi, të cilët kishin filluar të merren me tregti".

Filimisht ai u bë president i një agjencie reklame, më pas president i "Autoradio-s". Në vitet 2000 ai krijon një radiohollding shumë të fuqishëm, në të cilin në momentet aktuale hyjnë 5 radiobrende shumë të suksesshme: përveç "Autoradio-s", mund të përmendim "Jumor-FM", radio "Alla" me pjesëmarrjen e legjendës së muzikës së lehtë ruse, këngëtares Alla Pugaçova, NRJ dhe "Vojazh-FM".

Mëngjesi zakonisht për Aleksandër Varin-in fillonte në orën 10.00 me një filxhan çaj, një cigare dhe dëgjimin e radios. Radioeteri moskovit është një nga më të pasurit, më të larmishmit në botë - më tepër se 50 radiostacione. "Gati çdo muaj duket ndonjë radiostacion i ri, - shpjegonte ai. - Dhe unë jam i detyruar të dëgjoj On Air-in me qëllim që të krijoj njëfarë përfytyrimi për to". Ndërsa përfundonte dita e punës e tij tashmë pas mesnate.

Aleksandër Varin realizonte jo vetëm punën e radios si të tillë. Ai krijonte edhe show mjaft spektakolarë. Në festivalin e përvitshëm "Diskoteka-80" në Moskë vinin për pjesëmarje yje botërore të gjinisë, duke përfshirë Eruption, Bony M, Baccara, Bonnie Tyler. Amanda Lear, Gloria Gaynor.

"Unë jam krejtësisht i bindur, se radio në Rusi është radio më e mirë në botë, - shprehej me bindje Varin. - Unë marr pjesë në forume të ndryshme europiane dhe amerikane kushtuar radiobiznesit. Dhe kam arritur në konkluzionin, se radio në Rusi është më kreativja, më e spikatura, më e pasura, më e larmishmja, me diapozon më të gjerë dhe më kreativja".

0 Pasi ndërroi jetë ai la mbi Tokë gruan dhe djalin, biznesin e suksesshëm dhe ndjesinë e festës.