Moduli kërkimoro-shkencor rus "Rassvet" ("Agimi") i dërguar me shatllin "Atlantis" u bashkua me sukses me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Astronautët vepruan me një pirpikmëri të lartë duke qëndruar brenda SKN-së. Moduli do të sigurojë sipërfaqe suplementare për realizimin e eksperimenteve shkencore, ndërsa nyja lidhëse do të shërbejë për "ankorimin" e anijeve kozmike ruse.