0U shpallën emrat e vullnetarëve që do të marrin pjesë në eksperimentin prej 520 orësh të imitimit të fluturimit në Mars. Këta janë 4 rusë-mjekët Suhrob Kamollov dhe Aleksandër Smolejevskij, inxhinierët Aleksei Sitjov dhe Mihail Sinelnikov, inxhinierët nga Franca dhe Italia, përkatësisht, Romen Sharl dhe Diego Urbina si edhe eksperti kinez Vang Ju. Eksperimenti do të startojë më 3 qershor. Gjatë 18 muajëve vullnetarët do të ndodhen në kushte maksimalisht të ngjashme me ato në të cilat do të gjenden njerëzit gjatë fluturimit për në Mars. Çdo pjesëmarrës i eksperimentit ka të drejtë ta braktisë atë pa kurrfarë shpjegimi të shkaqeve.