0Kompania e naftës "British Petroleum" arriti të mbledhë 40% të naftës që rrjedh nga pusi i dëmtuar në Gjirin Meksikan, njoftoi përfaqësuesi i kësaj kompanie. Sipas të dhënave të Udhëheqjes Kombëtare për kërkimet shkencore oqeanike të SHBA-së çdo ditë në ujërat e Gjirit Meksikan derdhen afro 5 mijë fuçi nafte. Në thellësinë prej 1.5 kilometrash u krijuan njolla të mëdha nafte. Njëra prej tyre arriti të zërë sipërfaqen me gjatësi 16 km dhe gjerësi 1.5 km.