0"Gazprom-i" dhe "Naftogaz-i i Ukrainës" po vazhdojnë diskutimin e çështjeve integruese në sferën e gazit, por vendimi për ndërtimin e "South Stream"  është marrë tashmë dhe do të realizohet, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në takimin e realizuar në Kiev me qarqet e biznesit të këtyre dy vendeve. Ai vuri në dukje, se Rusia është e hapur për diskutimin e projekteve alternative. Ndërsa Ukraina shpreson të rikthehet në tregun e gazit të Azisë së Mesme, deklaroi Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç. Gjatë kësaj Kievi shpreson për mbështetje nga ana e Moskës në këtë çështje. Rusia gjithashtu shprehet e gatshme për rifillimin e bashkëpunimit me Ukrainën në fushën e ndërtimit të aviacionit. Sipas fjalëve të Presidentit të Federatës Ruse, rezultat i punës së përbashkët do mund të bëhet prodhimi në seri i avionëve An-124, An-140 dhe aeroplanëve të tjerë.