0Rusia i propozoi SHBA-së prodhimin e përbashkët të avionëve ushtarako-transportues An-124, njofton Agjencia "Interfax" me referim tek deklarata e Zëvendës kryeministrit të qeverisë së Rusisë Sergei Ivanov. Ky propozim aktualisht po shqyrtohet nga administrata e SHBA-së. Supozohet, se palët do të krijojnë ndërmarrjen e përbashkët në të cilën do të prodhohet avioni transportues i rinovuar. Blerjet e avionit më të madh transportues do të mund të realizohen si nga porositësit rus ashtu dhe nga ata amerikanë për përdorim si në aviacionin luftarak ashtu edhe në atë civil.