Në kohën kur jeta kryesore kinematogafike aktualisht është përqendruar në Kanë, në kryeqytetin rus po vazhdon puna intensive për përgatitjen e Festivalit të XXXII-të Kinematografik Ndërkombëtar të Moskës. Ai do të hapet më 17 qershor, por programi i tij kryesisht është përpiluar. Për këtë i deklaroi "Zërit të Rusisë" Drejtori i programit të kinoforumit moskovit Kirill Razllogov: "Këtë vit ne bëmë, si i thonë fjalës, disa shkelje të qenësishme të rregullave që qenë vendosur më parë. Sipas një rregulli të pashkruar, çdo vend paraqitej vetëm me një film në të, kurse Rusia me disa filma. Këtë vit në konkurs do të hyjnë dy filma koreanë, dy gjermanë dhe, ndoshta, dy amerikanë. Një nga temat kryesore të Festivalit mund të quhet "Ndarja me të kaluarën". Një vend më të madh se zakonisht zë kësaj here kinematografia e Amerikës Latine: ... ky rajon po zhvillohet aktualisht me ritme jashtëzakonisht intensive. Do të këtë në këtë Festival shumë filma të cilët do të shkaktojnë polemika dhe antipati, por ky është kinematografi modern megjithatë. Nga risitë, - vazhdon më tej Kirill Razllogov, - do të jetë programi eksperimental "Seksi, ushqimi, kultura", në të cilin kanë hyrë filmat që i bashkojnë në një të tërë këto tre tema. Midis retrospektivave do të shfaqen filmat e regjizorëve francezë Claude Chabrol dhe Jean-Luc Godard", tha Kirill Razllogov. Në programin special të Festivalit Ndërkombëtar Kinematografik të Moskës për herë të parë do të marrë pjesë regjizori i famshëm rus Aleksandër Sokurov. Ai do të prezantojë ciklin e vet të ri dokumentar "Intonacioni", në të cilin regjizori prek problemet humanitare që qëndrojnë përpara shoqërisë bashkëkohore. Çdo film është një vepër e përfunduar, e cila mund tu shfaqet shikuesëve në mënyrë të pavarur nga të tjerat. Bashkëbisedues të regjizorit do të bëhen në të përfaqësues të autoritetshëm të elitës intelektuale ruse, të cilët shprehin mendimet e tyre përkatësisht perspektivave të zhvillimit të botës së ditëve tona. Një nga programet kryesore të Festivalit Kinematografik do të bëhet shfaqja e filmit retrospektiv me titull "Kinematografia e Madhe mbi Luftën e Madhe". "Ne kemi mbledhur filmat më të mirë, të cilët paraqesin të gjitha palët pjesëmarrëse të luftës", - thotë Kuratori i programit Vladimir Dimitriev: "Ne gjatë përzgjedhjes së filmave u udhëhoqëm nga ideja, se fitorja në Luftën e Dytë Botërore është fitore e përbashkët e Rusisë, SHBA-s, Anglisë, Francës, Polonisë, Jugosllavisë dhe prandaj vendosëm tu bëjmë nderimet e merituara dhe të shfaqim respektin tonë ndaj të gjithë atyre që morrën pjesë në të. Bile u kemi dhënë fjalën edhe kundërshtarëve tanë", thotë Vladimir Dimitriev. Është përpiluar gjithashtu edhe programi "MediaForum", i cili demonstron drejtimet e kinematografisë më të re. Shikuesve do tu propozohen mbrëmje-media art dhe takime me regjizorët e filmave të paraqitur në Internet.