0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i bëri thirrje shkencëtarëve për pjesëmarrje aktive në modernizimin e vendit. Sipas fjalëve të tij, Akademia e Shkencave ruse gjithmonë ka shërbyer dhe duhet të shërbejë si gjenerator i njohurive të reja themelore të drejtuara për të ardhmen dhe si instrument i seleksionimit dhe avancimit të elitës intelektuale. Ndërsa sot, Akademia e Shkencave ruse themeloi Degën e cila do t; merret me zgjidhjen e problemeve globale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në lidhje me faktin, se në plan të parë dolën problemet që kanë të bëjnë me likuidimin e krizës ekonomike globale, njoftoi Agjencia ITAR TASS.