0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mendon, se ruajtja e bazës së Flotës të Detit të Zi në Sevastopol ka rëndësi për Europën dhe NATO-n sepse garanton stabilitet dhe siguri në rajon. Duke mbajtur fjalim përpara studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Shtetëror të Kievit, Kryetari i shtetit rus kujtoi, se në fund të viteve 80-të fillimi i viteve 90-të pikërisht kur u shpërbë sistemi i Traktatit të Varshavës, por vazhdoi të funksiononte blloku i NATO-s, u prish ekuilibri i forcave. Kjo gjë, sipas fjalëve të tij, çoi në konfliktet e shumta të armatosura. Ndërkohë, Dimitri Medvediev theksoi, se Rusia nuk ka ndër mend të shfrytëzojë bazën e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol për ekspansion në vende të tjera.