0Rivendosja e lidhjeve ekonomike midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat u shkëputën praktikisht fare këto kohët e fundit, është detyrë prioritare, theksoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin me studentët dhe pedagogët e Universitetit Shtetëror të Kievit me emër të Taras Shevçenkos. Ai kujtoi, se në vigjilje, në negociatat e tij me Presidentin e Ukrainës, u arrit marrëveshja mbi përpilimin e planit 10 vjeçar të një zhvillimi të tillë. Medvediev vuri në dukje gjithashtu se është i domosdoshëm koordinimi në lidhje me politikën e  jashtme, problemet rajonale dhe çështjet humanitare.