Ish Kreu i Kompanisë ruse të naftës JUKOS Mihaill Hodorkovskij, i cili po kryen dënimin me heqje lirie sipas neneve mashtrim dhe evazion fiskal, shpalli grevë urie pa afat në shenjë proteste kundër zgjatjes së mbajtjes së tij nën arrest sipas akuzës për përvetësim të 350 milionë tonë nafte. Deklarata e tij iu drejtua Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Rusisë Vjaçesllav Lebediev. Hodorkovskij njoftoi, se do të vazhdojë grevën e urisë deri sa deklarata e tij të mos i përcillet personalisht Presidentit Dimitri Medvediev.