0Jo më pak se 40 persona gjetën vdekjen si rezultat i një akti terrorist të kryer në Kabul, njofton kanali televiziv "Al Jazeera". Një shpërthim i fuqishëm buçiti herët në mëngjes në qendër të kryeqytetit afgan pranë parlamentit, jo larg ambasadës së Rusisë. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të MPB të Afganistanit Zemarai Bashary, një terrorist kamikaze hodhi në erë makinën e minuar me eksploziv kur pranë tij u afrua një kamion me ushtarakët e forcave ndërkombëtare për garantimin e sigurisë në Afganistan, por, si rezultat u vranë, kryesisht, banorë paqësorë.