0"Riformatimi" në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të quhet i suksesshëm, deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në bisedën e zhvilluar me Nënkryeministrin e Rusisë Sergei Ivanov. Në Uashington Ivanov u takua me Zëvendës sekretarin amerikan të shtetit Bill Burns. Ata diskutuan çështje të ndryshme, ndër të tjera edhe problemin e Iranit, Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive, marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e energjetikës atomike civile. Clinton erdhi në takimin e tyre vetëm për pak kohë. Ajo vuri në dukje suksesin e arritur në procesin e "riformatimit" të marrëdhënieve midis SHBA-s dhe Rusisë dhe i bëri një vlerësim pozitiv zhvillimit të tyre.