Astronautët e space shuttle amerikan "Atlantis" më 17 maj përfunduan punimet në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) gjatë kohës së daljes së parë në kozmos të hapur. Garrett Reisman dhe Stephen Bowen vendosën në korpusin e SKN një antenë rezervë për lidhjen, komunikimin me Tokën si dhe montuan tek roboti-manipulator një platformë për ruajtjen e instrumentave.