Alla Bajanova (mbiemri i vërtetë i saj Levickaja) liтdi më 18 maj të vitit 1914 në qytetin Kishinov të gubernës së Bessarabisë, e cila hynte në atë kohë në përbërjen e Perandorisë Ruse. Babai i saj ishte këngëtari i famshëm Nikollai Levickij (me pseudonimin skenik Bajanov), ndërsa e ëma - artistja  e trupës së baletit Eugjenia Skorodinskaja.

Në vitin 1918 Bessarabia u bë pjesë e Rumanisë. Familja e saj, pasi përshkoi me udhëtime disa vende, u vendos me banim në Paris. Alla mbaroi shkollën private pranë manastirit katolik. Në vitin 1934 familja e Allës kthehet në Bukuresht.

Në moshën 13 vjeçare Alla filloi të debutonte në mënyrë të pavarur. Në repertorin e këngëtares hynin kryesisht këngë ruse dhe romanca cigane.

Ajo këndonte së bashku me Pjotër Leshenkon dhe Aleksandër Vertinskin, regjistronte pllaka gramafoni, ka qenë me turne në shumë vende të botës. Në Bashkimin Sovjetik erdhi për herë të parë në vitin 1976.

Në vitin 1989 ajo morri nënshtetësinë ruse, kurse në vitin 1999 u nderua me titullin Artiste e Popullit e Rusisë. Vitet e fundit Alla Bajanova jeton në Moskë dhe ngandonjëherë jep koncerte.Në vitin 2009 ajo këndoi në koncertin kushtuar për nder të 95 vjetorit të vet.

Shfaqja në Teatrin e Estradës, 26 mars i vitit 2007. Shoqëron në piano Mihaill Aptekman. Romanca «Снился мне сад» (“Në ëndërr mu shfaq kopshti im”)