Rusia është tej mase e shqetësuar nga keqësimi serioz i situatës në Kosovë, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Ai e quan të pakënaqshme gjendjen me kthimin e refugjatëve në Kosovë dhe alarmuese situatën me ruajtjen e trashëgimisë orthodhokse dhe kulturore serbe. Çurkin tërhoqi vemendjen ndaj faktit të vazhdimit të përdhosjes së varrezave dhe kishave serbe dhe shprehu shqetësim në lidhje me synimin e Prishtinës për të miratuar ligjin, i cili vendos rregullin e hyrjes së shtetasve serbë në territorin e Kosovës me pasaporta të jashtme. Komuniteti ndërkombëtar duhet ti bëjë medoemos një vlerësim ligjor dhe politik akteve të tilla të autoriteteve kosovare, mendon përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së.