0Presidentët e Rusisë dhe Brazilit diskutuan më 17 maj në një bisedë telefonike që zhvilluan midis tyre çështjen e rregullimit të problemit bërthamor iranian. Siç njofton shërbimi i shtypit i Kremlinit, Luiz Inácio Lula da Silva e informoi në mënyrë të hollësishme Dimitri Mevdevievin në lidhje me bisedimet e zhvilluara në Teheran dhe rezultatet e arritura atje. Rusia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për kërkimin e përbashkët dhe përpunimin konstruktiv të një rregullimi të tillë të problemit iranian, i cili të kënaqë komunitetin ndërkombëtar, vuri në dukje Dimitri Medvediev.