0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vë në dukje, se me udhëheqjen e tanishme ukrainase po punohet më mirë, se sa me atë të mëparshme. Siç deklaroi Dimitri Medvediev në bisedën me Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç, rritja gati dy herë e qarkullimit të mallit për tremujorin e parë të këtij viti, ky është rezultat i politikës së re të udhëheqjes së vendit. Kryetari i shtetit rus theksoi, se programi i vizitës së tij në Kiev është i ngjeshur dhe përfshin jo vetëm negociatat me Janukoviçin dhe mbledhjen e Komisioneve ndërqeveritare, por dhe bisedën me përfaqësuesit e biznesit dhe me studentët.