0Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Viktor Janukoviç vendosën lule dhe kandile të ndezura përpara ikonave në Kiev tek monumenti i viktimave, që vdiqën nga "Голодомор" Uria në vitet 1932-1933. Ajo përfshiu atëherë rajonet kryesore të kultivimit të drithrave të Bashkimit Sovjetik: Ukrainën, Kaukazin e Veriut, zonën e ulët dhe të mesme të Povollzhës, pjesën më të madhe të pjesës Qendrore të Detit të Zi, Kazakistanin, Siberinë Perëndimore, Uralin e Jugut. Sipas të dhënave të ndryshme, nga Uria vdiqën deri në 8 milionë veta, prej tyre 3-3,5 milionë në Ukrainë, 2 milionë në Kazakistan dhe Kirgistan dhe 2-2,5 në Republikat Federative Socialiste Sovjetike në Rusi.