Shkarko audiofailin

0 Nën patronazhin e Ministrisë së kulturës në Rusi po krijohet Komisioni Kombëtar i Filmit. Ai do të përgjigjet për tërheqjen e kompanive kinematografike për realizimin e xhirimeve në territorin e vendit tonë. Vetëm xhirimet e një filmi të huaj me buxhet mesatar, sipas vlerësimit të iniciatorëve të projektit, do të sjellin në arkën e qytetit, në të cilin do të zhvillohen xhirimet, disa milionë dollarë në javë. Sipas të dhënave të

botimit "RBK Daily"

0, Komisioni Kombëtar i Filmit do të regjistrohet si person juridik tashmë që në muajin qershor. Ai do të ndihmojë producentët e huaj për të marrë lejen për zhvillimin e xhirimeve në Rusi, tu vërë atyre në dispozicion mjetet e nevojshme të transportit, fletëpalosjet informative me fotografitë nga vendet e xhirimit, të merret vesh për bërjen e zbritjeve për akomodimin në hotele. Krijimi i një organizate të tillë do të ndihmojë kinematografinë ruse për tu ingranuar në mënyrë produktive në procesin botëror të industrisë së prodhimit të filmave. Është e domosdoshme të sigurohen jo vetëm kushte komforte të qëndrimit në Rusi, por edhe të krijohen kushte të leverdisshme ekonomike për xhirime, për shembull, dhënia e privilegjeve tatimore. Kështu, në Hungari zbritjet tatimore përbëjnë 25%, në Rumani - 16%. Në një kohë të afërt stimuj të tillë do të sanksionohen edhe në Çeki, Bullgari dhe Poloni.

Komentimi i artikullit të ditës

Kryeredaktori i revistës «Про настоящее кино» ("Për kinematografinë e vërtetë") Aleksandër Golubçikov

0 mendon, se në Rusi për xhirimin e filmave sipas standarteve perëndimore do të nevojitet një infrastrukturë e tillë, parametrat e së cilës dalin përtej kuadrit të industrisë kinematografike: "Duhet të ketë hotele të mira për akomodimin e të gjitha grupeve të xhirimit që do të vijnë. Duhet të përgatitet gjithçka, duke përfshirë edhe ushqimin e kështu me radhë. Vetëm në qoftë se administratat e qyteteve ku presupozohet të zhvillohen xhirimet do të përgatisin gjithçka të domosdoshme, atëhere, në parim, qytetet do të mund të fitojnë ndonjë gjë në një perspektivë të afërt. Le të analizojmë praktikën botërore. Për qytetet e mëdha janë shumë të rëndësishme të ardhurat e fituara nga turizmi. Ta zemë, kompanive që xhirojnë në New York u kompencojnë një pjesë të shpenzimeve të filmit të tyre në qytet, në qoftë se në të demonstrohet qyteti. Meqenëse në këtë rast filmi bëhet reklamë e qytetit. Në qoftë se një praktikë e tillë do të adaptohet, do të përshtatet në Rusi, përfitimi komercial nga ajo do të jetë mjaft i ndjeshëm. Ndërkohë shkas i mosdëshirës së kompanive të huaja për të xhiruar filma në Rusi janë barrierat administrative, mungesa e infrastrukturës dhe informacionit mbi vendet potenciale të realizimit të xhirimeve", konkludon

Kryeredaktori i revistës «Про настоящее кино» ("Për kinematografinë e vërtetë") Aleksandër Golubçikov.