0Në Moskë u zhvillua ceremonia e inagurimt të ambasadës së Abkhazisë në Federatën Ruse. Në të morën pjesë diplomatë nga të dyja vendet, parlamentarë rusë si dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Osetisë së Jugut, Nikaraguas dhe Sirisë. Kreu i departamentit të MPJ Aleksandër Kelin deklaroi, se hapja e përfaqësisë diplomatike do ti shërbejë forcimit të kontakteve të ndërsjellta. Sipas fjalëve të tij, Rusia dhe Abkhazia kanë ndërmend të zgjerojnë bashkëveprimin e tyre në arenën ndërkombëtare.