0Instituti i Problemeve Mediko-Biologjike të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ku në fillim të qershorit do të startojë eksperimenti 520 ditor në lidhje me imitimin e fluturimit në Mars, shpalli konkursin për sinjalin më të mirë lajmërues të ekuipazhit të ekspeditës së parë tokësore marsiane. Ai duhet të përbëhet nga një fjalë në gjuhën ruse dhe të mos përkojë me sinjalet lajmëruese të ekuipazheve të anijeve kozmike. Autorët e tre emërtimeve më të mira do ti ftojnë për një ekskursion në kompleksin eksperimental mbitokësor të Institutit të Problemeve Mediko-Biologjike, ku ata do të njihen me "anijen marsiane", qendrën e drejtimit të eksperimentit si dhe me ekuipazhin e ekspeditës.