0Vendet e NATO-s duhet ti vënë si qëllim vetes zhvillimin e bashkëpunimit me Rusinë. Për këtë flitet në raportin e marrë nga Agjencia informative ITAR-TASS të "Këshillit të të urtëve" të NATO-s, mbi bazë të të cilit do të përpunohet koncepti i ri strategjik i Aleancës. Sot këtë raport do ta paraqesin zyrtarisht në Bruksel Kryetarja e "Këshillit të të urtëve" Madeleine Albright dhe Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Andres Fogh Rasmussen.