Vendimi i Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e partizanit sovjetik Vasilij Kokonov, të cilin Letonia e akuzon për krime lufte të kryera gjatë Luftës së Madhe Patriotike, ngjall keqardhje në Rusi, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut Georgi Matjushkin. "Para pak kohësh Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Europian Turba Jagland vuri në dukje rolin e paçmuar të popullit rus në fitoren mbi nazizmin, tha Georgi Matjushkin. Vendimi aktual i Gjykatës mund të quhet ekzotik. Në të evidentohen qartë tentativat për rivlerësimin e procesit të Nurembergut".