0Njolla e madhe e naftës e cila u formua si rezultat i avarisë që ndodhi në platformën e shpimit arriti deri në rrjedhën kryesore të Gjirit Meksikan dhe po lëviz drejt Arkipelagut Florida-Keais. Për këtë njoftuan ekspertët që po ndjekin me vëmendje trajektoren e lëvizjes së naftës në gji. Ndërkohë, kompania British Petroleum arriti të rregullonte procesin e pompimit të naftës nga pusi ku ndodhi avaria në cisternë (anijen naftëmbajtëse), njofton Agjencia "Associated Press".