0Pas përfundimit të "luftës së ftohtë" Europa po përpiqet të ndahet me "gardh" nga Rusia duke vendosur "perden e hekurt të vizave". Ky është mendimi i Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov publikuar nga revista "Itogi" ("Итоги"). Sergei Lavrov mendon, se nga niveli i integrimit të vendeve europiane, nga kontaktet e drejpërdrejta midis njerëzve varen mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë. Ai mendon, se shteteve europiane i duhet të krijojnë sistemin kolektiv të ri të sigurisë, bazë humanitare e të cilit do të bëhet Këshilli i Europës. Moska është e interesuar për forcimin e rolit të kësaj organizate në zgjidhjen e detyrave të përbashkëta europiane, theksoi ai.