0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev u drejtoi një mesazh përshëndetjeje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ceremonisë së inagurimit të Olimpiadës Kulturore Soçi-2014. Ai vuri në dukje, se ky aktivitet do të ndihmojë për njohjen edhe më të mirë të Rusisë dhe do të zbulojë për gjithë botën bukuritë dhe atmosferën unikale të Soçit, që po përgatitet të presë evenimentin kryesor sportiv të vitit 2014. Gjatë 4 viteve të zhvillimit të Olimpiadës Kulturore në këtë qytet jugor do të organizohen një sërë koncertesh, festivale, shfaqje me pjesëmarrjen e interpretuesve nga e gjithë Rusia dhe nga vende të tjera. Spektaklet dhe shfaqet e ndryshme do të mund ti shikojnë më shumë se1milionë shikues dhe mbi 1 miliardë teleshikues.