0Irani ra dakort që të dërgojë uraniumin e vet për pasurim në Turqi. Siç njofton Agjencia informative turke "Anatolia", me referim tek burimet diplomatike, marrëveshja u arrit gjatë negociatave të zhvilluara në kryeqytetin iranian nga ministrat e punëve të jashtme të Iranit, Turqisë, dhe Brazilit. Teherani do të dërgojë në Turqi 1.2 tonë uranium të varfëruar për ta këmbyer atë me 120 kg lëndë djegëse bërthamore të pasuruar deri në nivelin 20% nën kontrollin e ANEA-s. Uraniumi i pasuruar i nevojitet Iranit për funksionimin e reaktorit kërkimoro-shkencor, i cili shfrytëzohet për qëllime mjekësore. Arritja e marrëveshjes jep shans për nxjerrjen nga qorrsokaku të negociatave mbi problemin bërthamor të Iranit dhe parandalimin e aplikimit ndaj këtij vendi të sanksioneve të reja, të propozuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për vendosjen e të cilave ngulin këmbë SHBA.