0Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin për garantimin e sigurisë në Olimpiadën Dimërore dhe në Lojrat Paralimpike 2014 që do të zhvillohen në Soçi. Sipas mendimit të Përfaqësuesit të Komitetit Olimpik të Federatës Ruse Gennadij Shvec, ndërmarrja e këtyre hapave nuk është aspak ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ai vuri në dukje, se që nga koha e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Mynih në vitin 1972, kur terroristët vranë 11 veta të delegacionit izraelit, çështjet e sigurisë janë ndër prioritaret.