0Skuadra Kombëtare e Rusisë triumfoi ndaj skuadrës së Danimarkës në Kampionatin Botëror të Hokeit me rezultatin e thellë, shpartallues 6:1. Për skuadrën ruse kjo fitore u bë e pesta në këtë turne. Ajo grumbulloi 12 pikë në etapën e dytë paraprake dhe zë e sigurt vendin e parë.