0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shpreson të nënshkruajë gjatë vizitës së tij në Kiev, të planifikuar më 17-18 maj, një sërë dokumentash që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e këtyre dy vendeve. Sipas fjalëve të tij, Ukraina dhe Rusia do të bashkëveprojnë në prodhimin kooperues, në fushën e energjetikës. Përveç kësaj, Moska dhe Kievi do të zgjidhin së bashku problemet ndërrajonale dhe ndërkombëtare, tha Presidenti rus në intervistën e vet dhënë për përfaqësuesit e masmediave ukrainase në vigjilje të vizitës së tij në Kiev. Parashikohet nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve mbi çështjet e sigurimit në rajonin e Detit të Zi, rregullimit të problemit të Pridnestrovjes, sigurimit europian. Dimitri Medvediev nuk përjashtoi faktin, se Federata Ruse dhe Ukraina do të mund të krijojnë ndërmarrjen e përbashkët në fushën e ndërtimit të aviacionëve. Përsa i përket çështjes së shkrirjes së "Gazprom-it" rus dhe "Naftogaz-it" të Ukrainës fjalë për këtë nuk bëhet aspak, por bashkimi i disa aktivava të tyre ose krijimi i ndërmarrjes së përbashkët është plotësisht i mundshëm. Përsa i përket çështjes së qëndrimit të Flotës së Detit të Zi në Krime pas vitit 2017, pikërisht kur mbaron edhe afati i veprimit  të marrëveshjes aktuale, Dimitri Medvediev deklaroi, se baza ushtarako-detare në Sevastopol është garanci ndaj dëshirës për ndryshime në sferën e sigurisë europiane. Pikërisht për këtë arsye, mendon ai, ndaj lidhjes së kësaj marrëveshjeje me Ukrainën pati një reagim absolutisht të qetë si nga ana e Europës, ashtu dhe NATO.