0Shatlli "Atlantis" i cili u bashkua me sukses me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) realizoi transportimin në SKN të modulit kërkimoro-shkencor rus "Rassvet" ("Agimi"). Anija kozmike transportuese amerikane po përfundon fluturimin e saj të planifikuar të fundit. Deri në afatin e nxjerrjes jashtë përdorimit shatllave i kanë mbetur të kryejnë edhe 2 misione në SKN në muajt shtator dhe nëntor. Në të ardhmen astronautët e SHBA-së do të dërgohen në stacion dhe do të sillen mbrapsh me ndihmën e anijeve ruse të pilotuara "Sojuz TMA".