Godinën e Stacionit të trenit Kazanskij stilisti i famshëm francez Jean Paul Gaultier e zgjodhi për sfilatën e parë në Moskë të koleksionit të vet "nga Stilisti". Në në janë përfshirë modele nga defile të viteve të ndryshme. Për herë të parë francezi legjendar ka qenë në Moskë 5 vjet më parë, kur hapi në kryeqytetin rus boutique-un e vet. Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" se çfarë e frymëzon në mënyrë të veçantë stilistin në Rusi, ai u përgjigj: "Mua më pëlqen tej mase, për shembull, ajo që mund të shihet në muzetë apo në librat për historinë e modës ruse. Kostumi historik rus paraqet në vetëvete një përzierje të pazakontë ngjyrash, kolorit të ndezur, kombinim pëlhurash e materialesh nga më të ndryshmet. Në qoftë se do të flasim për kohën tonë, mua më pëlqejnë shumë modelet ruse. Ato janë shumë të bukura dhe aktualisht janë bërë personat kryesorë veprues në podiumet e modës të gjithë botës. Më pëlqen mua gjithashtu shumë mënyra e mbajtjes së veshjes që është karakteristike vetëm për modelet ruse dhe, në përgjithësi, për njerëzit rusë. Në të ka njëfarëlloj spontaniteti dhe natyrshmërie prekëse. Unë e perceptoj popullin rus si një komb të ri, "të freskët", por njëkohësisht me tradita të jashtëzakonshme kulturore dhe historike. Ky është një kombinin unikal, i cili  ngacmon në mënyrë shumë provokuese fantazinë time", tha Jean Paul Gaultier. Duke shpjeguar faktin e zgjedhjes së Stacionit të trenit Kazanskij të Moskës për demonstrimin e koleksionit të vet mjeshtri i madh i modës bashkëkohore njoftoi, se pat ëndërruar prej kohësh të organizonte një defile në stacionin e trenit në Paris. Por ndodhi kështu, që ai do ta realizojë idenë e vet tani në stacionit e trenit të Moskës. Stilisti i famshëm francez e quan mjaft simbolik këtë fakt, sepse stacioni është fillim i rrugës. "Unë kam dëshirë të josh europianët për pjesëmarrje në udhëtimin interesant, jashtëzakonisht tërheqës të modës, të mbushur plot me motive ruse", - deklaroi stilisti i famshëm francez Jean Paul Gaultier.