0Mijëra njerëz po mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë për pjesëmarrje në manifestimet antiqeveritare, njofton Agjencia ITAR-TASS. Shqipëtarët janë të pakënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, në të cilat korri fitore Partia Demokratike e Shqipërisë me në krye Kryeministrin aktualisht veprues Sali Berisha. Lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë e të protestojnë kundër "vjedhjes së votave" dhe "drejtimit të keq" të qeverisë. Dy javë pas refuzimit të udhëheqjes së Shqipërisë për të rinumëruar votat 21 deputetë filluan grevën e urisë. Më 1 maj në qytete të ndryshme shqiptare u zhvilluan manifestime antiqeveritare.