0Rusia nuk ka ndërmend të ndërhyjë në zhvillimin e situatës në Kirgistan, deklaroi Kryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikollai Patrushev. Ai theksoi, se qeverisë së përkohshme i mjaftojnë forcat për të vendosur rregullin me qëllim që situata të stabilizohet dhe të mos ketë përleshje të armatosura. Në të njëjtën kohë, ish Kryeministri i Kirgistanit, Lideri i Partisë Ar-Hamis" Feliks Kullov mendon, se qeveria e përkohshme duhet të legjitimizohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të thërrasë urgjentisht kurulltain (kongresin) me pjesëmarrjen e liderëve të autoritetshëm dhe përfaqësuesve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Kurmanbek Bakijev.