0Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç i vlerëson marrëdhëniet me Rusinë "për nga pikëpamja e perspektivës dhe kapërcimit të pasojave të krizës ekonomike në Ukrainë". Për këtë Kryetari i shtetit deklaroi në vigjilje të vizitës zyrtare të Dimitri Medvedievit në Kiev, që është planifikuar të realizohet më 17-18 maj. "Që prej disa muajsh ne po bashkëpunojmë në lidhje me shumë drejtime dhe, duhet thënë, se arritëm të gjejmë për një kohë fare të shkurtër gjuhë të përbashkët. Atmosfera e mirëkuptimit midis dy vendeve, sigurisht, është rifreskuar, rinovuar dhe kjo është shumë e rëndësishme", - theksoi Presidenti. Ai vuri në dukje gjithashtu, se "nga marrëdhëniet ruso-ukrainase varen shumë gjëra edhe në Europë".