Shkarko audiofailin

Deklarata e përbashkët e liderëve të Rusisë dhe Brazilit, kushtuar 65 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Plani i veprimeve të partneritetit strategjik të Federatës Ruse dhe Brazilit, Marrëveshja ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në sferën e garantimit të sigurisë informative dhe telekomunikative, programi i bashkëpunimit tekniko-shkencor - të tilla janë rezultatet e negociatave të Presidentit të Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva me homologun e tij rus Dimitri Medvediev në Moskë. Palët shtruan si qëllim përpara vetes rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Në një perspektivë të afërt ata kanë ndërmend të arrijnë rritjen e qarkullimit të ndërsjelltë tregtar deri në 10 miliardë dollarë. Theksi vihet mbi bashkëpunimin në sferën e teknologjive të larta, industrinë kozmike dhe atë të prodhimit të avionëve, shfrytëzimin e energjisë atomike për qëllime paqësore, në telekomunikacion, sferën tekniko-ushtarake dhe atë energjetike. Ekzistojnë edhe planet për zhvillimin e bashkëveprimit në fushën e naftës, ndërtimit të anijeve, transportin hekurudhor. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev pas përfundimit të negociatave përcaktoi në mënyrë të qartë vendin e Brazilit në sistemin e koordinatave të Rusisë: "Rusia e vlerëson Brazilin si një ndër partnerët e vet kyçë në Amerikën Latine dhe në botë, në tërësi. Ne kemi ndërmend të zhvillojmë më tej bashkëveprimin tonë shumëplanësh, të forcojmë dialogun strategjik që u vendos midis nesh këto vitet e fundit. Në zhvillimin e suksesshëm të këtij dialogu morri pjesë mjaft aktivisht homologu im brazilian. Ne nënshkruam Planin e veprimeve, i cili do të bëhet "hartë rrugore" për bashkëpunimin e vendeve tona në këto vitet e afërta. Meqenëse bashkëpunimi ynë nuk është aspak vetëm një komplet deklaratash të përbashkëta, por dhe një komplet plotësisht konkret prioritetesh ekonomike, të cilat ne po i avancojmë bashkarisht", tha Lideri rus. Përveç pjesës përbërëse ekonomike në negociatat e sipërpërmendura u bë fjalë edhe për bashkëpunimin në arenën ndërkombëtare - në OKB, në grupin e "G-20-shes", në kuadrin e BRIK-ut, i cili bashkon në radhët e veta Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën. U diskutua  gjithashtu edhe çështja që ka të bëjë me shndërrimin e grupit të "20-shes" në një krijim përherë veprues dhe ngritjen në bazë të tij të strukturave që japin ndihmë në zhvillimin ekonomik. Rusia dhe Brazili u shprehën edhe në favor të shfrytëzimit të valutave kombëtare në tregtinë midis tyre, gjë kjo që, sipas mendimit të tyre, mund të bëhet faktor stabilizues në tregtinë ndërkombëtare.