0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shpreson shumë në suksesin e misionit iranian të Presidentit të Brazilit. Sipas përfundimeve të negociatave me Luiz Inácio Lula da Silva ai deklaroi, "se kjo, me sa duket nga të gjitha, është mundësia e fundit për ta nxitur Iranin të pajtohet me propozimet e njohura të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë përpara marrjen së vendimeve nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së". Irani hodhi poshtë propozimin e negociatorëve (pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë) për dërgimin e uraniumit të vet për pasurim jashtë shtetit. Pranimi i propozimit në fjalë do të mund ta bënte programin e tij bërthamor "transparent" për komunitetin botëror.