0Presidentët e Rusisë dhe Brazilit, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Luiz Inácio Lula da Silva nënshkruan planin e veprimeve të partneritetit strategjik midis Federatës Ruse dhe Brazilit. Ndër drejtimet prioritare të bashkëpunimit u përcaktuan: teknologjitë e larta, industria kozmike dhe ajo e prodhimit të avionëve, shfrytëzimi i energjisë atomike për qëllime paqësore, telekomunikacioni, sferat tekniko-ushtarake dhe naftës, fusha e ndërtimit të anijeve, transportit hekurudhor. Sipas mendimit të Presidentit të Brazilit, është  e domosdoshme të avancohet nëpërmjet rrugës së shfryëzimit në sferën e tregtisë të valutave kombëtare. Që nga 7 qershori midis Rusisë dhe Brazilit do të fillojë të veprojë regjimi pa viza. Në negociatat e zhvilluara në Moskë një vemendje e veçantë iu kushtua sigurisë, si rajonale, ashtu dhe asaj në mbarë planetin, në tërësi.