Rusia vendosi të luftojë për të drejtën që të bëhet zonjë shtëpie e Kampionati Botëror të Futbollit të vitit 2018 ose atij të vitit 2022. Rusia do të rivalizojë me Britaninë e Madhe si dhe me dy "duete" të përbëra nga Portugalia me Spanjën dhe Belgjika me Hollandën. Në Librin e Aplikimit prej tre vëllimesh komiteti organizativ premton të ndërtojë 16 stadiume, të ristrukturojë aeroportet në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet dhe të modernizojë rrugët hekurudhore që lidhin këto qytete. Përveç kësaj, në Libër përmbahen garancitë e qeverisë së Rusisë për garantimin e sigurisë si dhe për financimin e projektit me një shumë prej disa miliardë dollarësh dhe lirinë për operacionet financiare. Botimi "RBK Daily" kujton, se çështjen që ka të bëjë me paraqitjen e kërkesës qeveria e shqyrtoi që një vit më parë, kurse muajin e kaluar Kryeministri Vladimir Putin nënshkroi garancitë e domosdoshme qeveritare.

Dy pilotë rusë të kompanisë ajrore "Orenburgs Airlines" u ndaluan në aeroportin e Berlinit. Ata gabimisht u dyshuan për terrorizëm. Një pasagjere vigjilente, që dinte rusisht, rastësisht dëgjoi bisedën e pilotëve, gjatë së cilës burrat po diskutonin veçoritë e pilotimit të avionit Boeing. Siç shkruan botimi "Novie Izvestia", duke u nisur nga biseda, ajo kujtoi se burrat kanë ndërmend të rrëmbejnë avionin, i cili duhej të fluturonte për në Moskë, dhe njoftoi për këtë policinë. Për këtë shkak 100 pasagjerët e avionit u desh të nisen për në kryeqytetin e Rusisë me një linjë tjetër, kurse dy rusët u shoqëruan për në komisariatin e policisë. Informacioni mbi synimet e tyre qëllimkëqia nuk u konfirmua.

Sipas të dhënave të anketimit të sociologëve të "Levada-Centër", numri i ryshfeteve në Rusi po rritet. Këto 4 vitet e fundit përmasa mesatare e "mitëmarrjes" në vend u rrit pothuajse dyfish-deri në 9 mijë rubla. Megjithëse gjatë kësaj radhët e personave që marrin ryshfete nuk janë rritur shumë, nga 27 %  deri në 31 %. Siç shkruan botimi "Komsomolskaja pravda", më të korruptuara rezultuan shkuarjet tek zyrtarët e ndryshëm për regjistimin e firmave ose për marrjen e lejeve për ushtrim veprimtarie sipërmarrëse. Në këto raste nëpunësve u është dhënë gati gjithmonë ryshfet.