0Në jubileun e 75 vjetorit të metrosë së Moskës në linjën Sokolniçeskaja të saj që nga 15 maji do të fillojë të qarkullojë Retro-Treni, identik me trenin e parë të metrosë së kryeqytetit rus. Ai do të plotësojë parkun e trenave specialë, që përbëhet nga "Акварель" ("Akuareli") me riprodhime të pikturave të njohura, nga "Красная стрела" ("Shigjeta e kuqe") të stilizuar sipas trenit ekspres "Moskë-Shën Peterburg", dhe trenit "Читающая Москва" ("Moska që lexon"), vagonat e të cilët janë zbukuruar me figurat  e personazheve letrare dhe fraza e vargje nga veprat e letërsisë botërore.